Arbëri

Vetëvendosje po përgatit kallëzim penal ndaj gjyqtarit Kalludra

 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është duke përgatitur një kallëzim penal për gjyqtarin Beqir Kalludra, sipas kësaj partie, shkaku i persekutimit që po ua bën ai deputetëve dhe aktivistëve të VV-së.

VV-ja në njoftim ka thënë se në seancën gjyqësore ndaj deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit, për rastin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, gjyqtari Kalludra ka anuar duke u dhënë këshilla dëshmitarëve të këtij rasti, transmeton Koha.net.