Arbëri

Zotime për thellimin e bashkëpunimit Kosovë - Kroaci

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hamza gjithashtu e njoftoi për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për përgatitjet e Forumit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Kroaci.