Arbëri

Rama për ditën e Pavarësisë publikon foto të luftëtarëve të Kaçanikut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij “Amarcord” në Facebook ka publikuar një foto të luftëtarëve të Kaçanikut me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai e nis shkrimin e tij me: “Kaçanik të raftë pika, nuk e ditke çka asht frika!”.

“Duken vetëm një grusht në këtë foto, luftëtarët kosovarë të Kaçanikut më 1911 në një peisazh bukurie të egër. Por është vepra e tyre dhe e shumë të sakrifikuarve të tjerë në breza, që përkujtohen me nderim të madh në atmosferën e përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Image