Kryeministri Isa Mustafa e ka uruar për fitoren në zgjedhje kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
Kryeministri Rutte në krye të Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, i ka fituar zgjedhjet në Holandë kundrejt Partisë për Liri të udhëhequr nga Geert Wilders, i cili pati paralajmëruar zbatim të politikave populliste anti-emigrantëve dhe në fusha të tjera.
-
16 mars 2017 12:09
-
Shpërndaje në: