Arbëri

UNICEF vlerëson procesin e imunizimit në Kosovë

Descriptive Text

Prishtinë, 16 mars - Ministri i Shëndetësisë , Imet Rrahmani, priti sot shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Brandao Co, me të cilin biseduan për partneritetin në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Z. Brandao Co e ka vlerësuar lart partneritetin e gjatë midis UNICEF-it dhe MSh-së në Kosovë, duke vënë theksin në bashkëpunimin në fushën e përmirësimit të shëndetit të fëmijëve dhe procesin e mirë të imunizimit të tyre, në të cilin proces, UNICEF-i ndihmon MSh në prokurimin e vaksinave të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë kost-efektive dhe të sigurta.

Shefi i UNICEF-it përgëzoi Ministrinë edhe për Strategjinë sektoriale shëndetësore 2017-2020 për të cilën tha se është një dokument i fuqishëm për zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe u zotua për vazhdimin e partneritetit.

Ministri Rrahmani falënderoi UNICERF-in për përkrahjen e MSh-së dhe sektorit shëndetësor si në fushën e imunizimit, vizitave shtëpiake, ngritjen e kapaciteteve për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe theksoi se çështjet shëndetësore që lidhem me fëmijët, Ministria i trajton me prioritet të lartë.

Ministri dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë thanë se të dy institucionet janë gati të mbështesin planin vjetor të aktiviteteve me qëllim të realizimit të objektivit të përbashkët - shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.