Haradinaj dënon sulmet me bombë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok Foto: Koha / Ilustrim

Haradinaj dënon sulmet me bombë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok

26 nëntor 2017 14:31

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet me bombë mbi dy shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb në Zubin Potok,

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e dënon sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, në Zubin Potok”, thuhet në një komunikatë për media, transmeton Koha.net.

Bombë në shtëpinë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok

Haradinaj thekson se, “sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cenon jetë njerëzish dhe synon të pengojë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të mbajë në tension qytetarët e vendit”.

Haradinaj kërkon nga organet e rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit, ndërkohë që iu bën thirrje edhe qytetarëve të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e këtij akti kriminal.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme