Arbëri

Përcilleni direkt në ARTA TV rinumërimin e votave në Dragash e Rahovec, pastaj numërimin e votave me kusht në Prishtinë e Prizren

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.

Për ta përcjellë rinumërimin në këto komuna dhe numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit, në QNR ishte edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Edhe ekipi i PZAP-së është në QNR, ku do t’i bëjnë edhe hetimet për Istog e Kllokot.

Këtë proces mund ta ndiqni direkt në ARTA TV dhe në Koha.net, të cilat do ju mbajnë të informuar për çdo rezultat.