Arbëri

Fundjava sjell borën në Kosovë

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, kurse të dielën ka mundësi të shoqërohen me reshje shiu e bore, bën të ditur IHMK.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë natës së dielës kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore parashihet të bie borë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.