Arbëri

Bajrami akuzon Gashin për konstatimet rreth Turqisë dhe “Sulltanit Erdogan”

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, në Rubikon të KTV-së akuzoi gazetarin Dardan Gashi se konstatimet e tij ndaj presidentit turk Erdogan dhe gjendjes së Turqisë nuk kanë bazë për t’u besuar.

Bajrami i është përgjigjur Gashit edhe për deklaratën e tij se Erdogani e quan veten Sulltan duke ia sqaruar këtë emërtim.

“Fjala Sulltan te historia islame dhe historia turke osmane është një ndër emrat më të çmueshëm dhe më të lartë dhe shumë vështirë të arritshëm. Fjala Sulltan është lideri absolut i shtetit islam”, ka thënë ai. “Asgjë nuk ka të bëjë me pretendimet e Erdoganit, asgjë s’ka të bëjë me pretendimet negative. Asnjëherë nuk më ka rastis të dëgjoj se Erdogani e ka quajtur veten Sulltan”.

Po ashtu Bajrami ka folur edhe për konstatimin e Gashit se një Turqi me Erdoganin nuk mund të ketë bashkëpunim me Perëndimin.

“Erdogani ka ardhur në pushtet me zgjedhje të lira dhe e gjen Turqinë në një gjendje të përçarë me fqinjët", ka thënë ai.

Tutje ai përmend sukseset e presidentit turk duke theksuar rimëkëmbjen që sipas tij Erdogan i bëri shtetit turk.