Arbëri

Beogradi neglizhon punën rreth zhvarrime, shumë lokacione të pagërmuara

Komisioni qeveritar për personat e pagjetur i ka bërë të ditura tri prioritetet për këtë vit. Sipas kryetarit të këtij Komisioni, Prekë Gjetaj, prioritetet janë: rritja e bashkëpunimit me akterët vendorë e ndërkombëtarë, përkrahja familjeve të të pagjeturve, qoftë në mënyrë financiare apo mbështetje morale, si dhe sigurimi i informatave për mundësinë e varrezave masive, raporton KTV.

Gjetaj ka fajësuar palët se po neglizhojnë punën rreth zhvarrimeve dhe si pasojë kanë mbetur shumë lokacione të pagërmuara, siç janë ato në Kizhevak, Jollovishtë, liqeni mbi Rudnicë dhe në Kozarevë të Novi Pazarit, për të cilët Beogradi ka hezituar të japë leje për gërmime. Ai e ka bërë fajtore edhe Ministrinë e Drejtësisë, e cila, sipas tij, nuk po merr iniciativë që të marrë procesin e mjekësisë ligjore në duar, “pasi EULEX-i këtë punë nuk është duke e kryer si duhet”.

Sidoqoftë, këtë vit Komisioni ka vendosur të kërkojë mjete për të ndërtuar “Mmemoriale të Kujtesës”, në nderim të viktimave civile.