Arbëri

Policia pranon urdhërarrestet për deputetët e VV-së

Descriptive Text

Policia e Kosovës, ka pranuar urdhër arrestet e lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Ne i kemi pranuar urdhërarrestet dhe konform autorizimeve tona policore që i kemi, do t’i ndërmarrim masat,” ka thënë Ahmeti.