Arbëri

Patundshmëritë e ish-Jugosllavisë regjistrohen të Kosovës

Në bazë të një vendimi të marrë nga Qeveria e Kosovës, të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, që ndodhen në vendin tonë, do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës, raporton KTV.

Agjencia e Kadastrës është autorizuar të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor.