Arbëri

Kryesia mblidhet në orën 14 për caktimin e vazhdimit të seancës së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur për orën 14 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, raporton Koha.net.

Sipas njoftimit, Kryesia do të vendosë për ditën (sigurisht edhe orën) e mbajtjes së seancës së Kuvendit, e cila u ndërpre sot për shkak të braktisjes së saj nga deputetët e PDK-së dhe aleatëve të saj, në shenjë revolte ndaj, siç thanë, pretendimeve të EULEX-it dhe të indinjuar për deklaratat e zyrtarëve të këtij institucioni ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Seancën e braktisi edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa opozita nuk pati numër të mjaftueshëm deputetësh për të vazhduar.

Seanca e sotshme kishte në rend të ditës 23 pika, ndër to projektligje me shumë rëndësi për vendin.