Arbëri

Çeku në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, me ftesë të Këshillit Atlantik të Kroacisë, po merr pjesë në konferencën “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, e cila po mbahet në Zagreb.

Qëllimi i konferencës është shkëmbimi ideve dhe përvojave ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre që po përgatiten për t’u anëtarësuar në NATO.

Në punimet e konferencës “Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor’’ po marrin pjesë personalitete të shumta politike dhe ushtarake nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat merren me këtë problematikë, nivel ministrash nga Kroacia, Mali i Zi dhe nga shtetet tjera.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet në seanca plenare, me diskutime dhe prezantime të temave nga pjesëmarrësit e ftuar si personalitet politike, ushtarake dhe të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.