Engel shprehet kundër mbajtjes peng të Kosovës për shkak të demarkacionit Foto: Koha

Engel shprehet kundër mbajtjes peng të Kosovës për shkak të demarkacionit

20 nëntor 2017 10:06

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, ia dhuroi kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt flamurin e ShBA –ve, i cili ka valuar në ndërtesën e Kongresit më 4 korrik në Ditën e Amerikës, dhuratë kjo që është bërë me kërkesë të Eliot Engel për nder të Ramush Haradinaj.

Engel foli dhe për zgjedhjet e mbajtura dje për të cilat tha se ato që pa dje kanë qenë zgjedhje të mrekullueshme

Eliot ndër të tjerash tha se kur te kthehet do të përpiqet të sigurohet që Amerika ta ketë një përfshirje të sigurt në Ballkan dhe në Kosovë.

“Duhet të kemi një afat kohor që ky vend të ec për të hyrë më BE dhe NATO. Mendoj që SHBA-të kanë një zë dhe do të bëjë krejt çka mundem ti shtyjë këto gjëra sepse është e duhura dhe e drejta”, tha Engel.

I pyetur se a kanë biseduar me Haradinajn për demarkacionin me Malin e Zi, Engel tha se demarkacioni është një çështje e rëndësishme dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Ai tha se është kundër mbajtjes peng të Kosovës për shkak të kësaj çështjeje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme