Arbëri

MPJ thotë se Republika e Guinesë e ka njohur Kosovën

Descriptive Text

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi se Republika e Guinesë nuk e ka njohur Kosovën.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka vërejtur se, sot, në disa media serbe, të cituara më pas edhe nga ato të Republikës së Kosovës është raportuar për kinse shteti i Afrikës Perëndimore, Republika e Guinnea Bissau ‘nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës’. Ministria e Punëve të Jashtme ri-konfirmon frymën e marrëdhënieve të mira në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Guinesë dhe i referohet vetëm komunikimit zyrtar në mes dy vendeve, respektivisht Notës Verbale të njohjes nga ky shtet të datës 11 janar, 2011”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës thotë se nga takimet e nivelit të lartë, që ka zhvilluar me përfaqësues të këtij vendi është pajtuar në parim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve, me qëllim të fuqizimit dhe zgjerimit të mëtejme të këtyre marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

“Republika GuinneaBissau ka votuar edhe pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, gjë për të cilën ne i jemi mirënjohës”, thotë në reagimin e saj MPJ.