Arbëri

Gashi shpreson që Gjykata e Apelit të jetë më e drejtë

Descriptive Text

Avokati Tomë Gashi, pas vendimit që është marrë sot për 4 aktivistët e Vetëvendosjes me mbi 21 vjet burgim, ka thënë se ka qenë i padrejtë.

Gashi Bisedën Politike në kuadër të Express të KTV-së, ka thënë se do të bëjë ankesë dhe do ta dërgojnë në Gjykatën e Apelit, e nga kjo Gjykatë presin një vendim më të drejtë.

“Do të presim vendim më të drejtë nga Gjykata e Apelit. Atëherë gjykata e Apelit ka afat prej 3 muajve dhe ne shpresojmë që do të jetë më e drejtë dhe aktivistët do t’i shpallë të pafajshëm. Kështu do t’i tregojë shkallës së parë se si duhet vepruar”, ka thënë Gashi duke shtuar se Apeli do të mund ta kthejë rastin në rigjykim, gjë e cila atij nuk do t'i pëlqente.

Gashi ka kujtuar edhe një herë se aktivistët kanë qëndruar më tepër se 1 vit në arrest shtëpiak padrejtësisht, e sot, përsëri padrejtësisht u dënuan.

“Por megjithatë kjo do të përmirësohet, ajo çka nuk përmirësohet është vetëm vrasja e Astrit Deharit”, tha ai.

“Ne kemi besim në apele të caktuara, varet kush është gjyqtar dhe trup gjykues. Por po shpresojmë se Gjykata e Apelit do të marrë vendim të drejtë”, tha Gashi duke shtuar se gjyqtari sot ka nxjerrë një vendim të padrejtë e të paligjshëm për 4 aktivistët.