Arbëri

Rrahet një serb në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

Mitrovicë, 17 nëntor – Një serb, me inicialet B.S. (31) është rrahur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, në Lagjen shumetnike të Bosnjakëve, raportojnë mediat serbe. Sipas tyre, mbi të u vërsulen disa persona të panjohur, ndërsa sipas Radio Kontakt plus ai është vendosur në Spitalin e Mitrovicës, transmeton Koha.net.

këtyre burimeve, B.S. në këtë pjesë të qytetit i doli përpara një grup personash të panjohur dhe pas sulmeve verbale, iu vërsulen edhe fizikisht. Për pasojë thuhet se ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe të stomakut dhe në gjendje pa vetëdije u transferua në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë, ku ka marrë ndihmë përkatëse.

Ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila ka kërkuar identifikimin e autorit.

se ky ishte sulmi i dytë ndaj B.S po në Lagjen e Boshnjakëve. Herën e parë u sulmua më 17 prill të këtij viti.

i është konfirmuar Radio Kontakt plus nga Policia e Kosovës, theksojnë raportimet.