Haradinaj komenton deklaratën e Simmons, vlerësime e vërejtje për EULEX-in

Haradinaj komenton deklaratën e Simmons, vlerësime e vërejtje për EULEX-in

17 nëntor 2017 09:58

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur interesimit të medieve si i komenton deklarimet e ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, pos tjerash deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt.

Haradinaj i tha portalit Politiko se “deklarimet e Simmons do të respektoheshin më shumë nëse do të thuheshin më herët gjatë kohës sa ka shërbyer në Kosovë dhe jo në fund të mandatit të tij”.

Kryeministri, që po qëndron në Bruksel, ka pohuar edhe se në stafin e EULEX-it kryesisht ka gjyqtarë të mirë, porse ka shqetësime kohë pas kohe për kualitetin e këtij misioni.

“Ka (pjesëtarë të EULEX-it) që janë të përkushtuar për rend dhe ligj. Por, ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj për Politico.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme