Haradinaj mirënjohës për punën e komandantit të KFOR-it

Haradinaj mirënjohës për punën e komandantit të KFOR-it

15 nëntor 2017 16:08

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka qenë sot prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Haradinaj në profilin e tij në facebook ka thënë se është mirënjohës Gjeneralmajor Giovanni Fungo që udhëhoqi misionin e KFOR-it me sukses.

Postimi i tij i plotë:

Sot, mora pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Gjeneralmajor Giovanni Fungo e udhëhoqi misionin e KFOR-it me sukses të plotë dhe jam mirënjohës për angazhimin dhe përkushtimin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Komandantit të ri, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci, i uroj mirëseardhje në vendin tonë dhe suksese në drejtimin e këtij misioni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme