Arbëri

Jeremiq s’e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, në veri nuk guxon të vijë për shkak të strukturave kriminale

Descriptive Text

Ish- ministri serb i Punëve të Jashtme e kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq ka theksuar dominimin e strukturave kriminale në veri të Kosovës, të cilat, sipas tij, janë të lidhura me pushtetin në krye të të cilit është kryeministri Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

“Nuk mund ta vizitoj veriun e krahinës sepse njerëzit me të cilët bashkëpunoj më kanë këshilluar të mos e bëj këtë sepse në veri të krahinës , për fat të keq, nuk do të isha i sigurt”, citon b92 të ketë thënë Jeremiq, i cili, vendin tonë vazhdon ta quajë krahinë të Serbisë.

“Sot në veri të Kosovës mund të kthjellë e të vrajë njëfarë Zelje ose Zvonku. Ata mund ta bëjnë këtë për shkak se e kanë padron Andreja Vuçiqin i cili është vëlla i kryeministrit. Në momentin që Aleksandar Vuçiq të mos jetë më ai që e kthjell dhe e bën me re Serbinë, atëherë nuk do të jetë më as Andreja. E kur të mos jetë Andreja, atëherë nuk do të jenë as Zelje e as Zvonko, por atëherë do të fillojë shteti”, thotë Jeremiq.

Jeremiq disa herë ka theksuar se qëndrimi i për Kosovën ka mbetur i pandryshuar.

“Në ndërkohë qëndrimin për Kosovën s’e kam ndryshuar, madje as gjatë garës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Shumëkush më ka thënë se në këtë garë nuk do përfundoja i dyti, ndoshta do të kisha qenë i pari, sikur ta të isha i gatshëm ta ndryshoja qëndrimin tim për Kosovën. Nuk e kam ndryshuar”, ka deklaruar Jeremiq.