Ministria e Forcës ka dhënë mendimin pozitiv për shndërrimin e saj në Ushtri të Kosovës, raporton KTV.
Pasi kanë shqyrtuar projektligjin e marrë nga qeveria, ekspertët e Forcës kanë dhënë disa ide për modifikimin e këtij draft-ligji, i cili është kthyer mbrapa në mesditë te Qeveria e Kosovës.
Por projektligji nuk ishte në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të qeverisë. Sidoqoftë, ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se e kanë kryer obligimin e tyre ligjor. Demolli theksoi se ligji edhe mund të pësojë ndryshime në faza të tjera.
Ndërkaq, sa i përket koordinimit me NATO-në dhe SHBA-në, ministri beson se përgjigjet i di presidenti i vendit.
Qeveria po pret mendimin edhe të Ministrisë së Integrimeve nëse ligji është në përputhje me legjislacionin e BE-së si dhe mendimin e Ministrisë së Financave nëse Kosova ka mundësi ta mbështesë financiarisht këtë projektligj.
-
14 mars 2017 20:08
-
Shpërndaje në: