Arbëri

Dy javë para shpalljes së aktgjykimit, Limaj paralajmëron prova të reja në rastin “MTPT”

Fatmir Limaj, ish-ministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit (MTPT), njëherësh zëvendëskryeministër, ka paralajmëruar, përmes avokatit të tij, se do të propozojë para gjykatës prova të reja në rastin “MTPT”.

Tani për tani, siç i është thënë “Kohës Ditore”, Limaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë hequr dorë nga propozimi i dëshmitarëve, duke ia hapur rrugën prezantimit të provave, që është procedura e fundit para paraqitjes së fjalës përfundimtare.

Provat e reja, por edhe prova që veç janë në shkresa të lëndës, pritet të prezantohen më 15 nëntor, kurse në datat 21 dhe 22 nëntor do të jepet fjala përfundimtare.

Verdikti final i këtij procesi gjyqësor është planifikuar të shpallet më 24 nëntor.

Ish-ministri Limaj, së bashku me këshilltarin e tij, Endrit Shala, ish-shefin e prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, si dhe shoferi e tij, Shpëtim Telaku, po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje e dhënie ryshfeti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.