Arbëri

Imami shqiptar u mban ligjëratë për tolerancën fetare të gjitha komuniteteve në New York

Descriptive Text

“Të bashkuar si një”, ky ishte mesazhi i cili u dha në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Tompkinsville, ku u mblodhën të gjitha grupet fetare e gjithashtu edhe policia e New Yorkut.

Takimi u bë në Xhami, ndërkaq imam ishte Tahir Kukaj, i cili hapi ceremoninë, transmeton Koha.net.

“Ne të gjithë vijmë nga raca e besime të ndryshme, jemi të moshave të ndryshme dhe kemi identitete të ndryshme”, tha Kukaj.

Shtoi se të gjithë kanë diçka të përbashkët e kjo është qenia njerëzore.

“Të gjithë jemi të mirëpritur këtu, pa marrë parasysh çfarë feje i përkasim. Ne jemi këtu për të ndërtuar një qytet sa më paqësor dhe të ndërtojmë marrëdhënie më të forta brenda komunitetit. Pas kësaj, do të qëndrojmë pranë njëri tjetrit krah për krah, së bashku si unitet”, shtoi ai.

Më pas, klasa e pestë e shkollës Miraj, e cila përbëhet nga 1- fëmijë, recitoi Kuranin në gjuhën arabe dhe angleze, ndërsa peshkopi John O’Hara lexoi një letër të shkruar nga kardinali Timothy Dolan.

Komandanti i policisë New Yorkeze, Edward Delatorre, tha se është ndarë i kënaqur nga ky takim, ku secili prej tyre pati reflektime dhe mesazhe të ndryshme për dashurinë, unitetin dhe kujdesin ndaj njëri tjetrit.

Ndër të tjerë që u mblodhën në Xhami ishin udhëheqës nga Kisha e Krishterë, Kisha e parë Baptiste, Tempulli Hindu, Budistë e shumë të tjerë.

{gallery}