Arbëri

30 ditë paraburgim për Asdren Mekajn i cili dje u dorëzua në prokurori

Gjykata Themelore në Prizren i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim Asdren Mekajt, i dyshuar për veprën penale të fajdesë.

Asdren Mekaj, kushëriri i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, u dorëzua të enjten në Prokurori.

LEXO EDHE: Asdren Mekaj, i dyshuari për fajde që ndihet i pafajshëm e dorëzohet në prokurori

Ai ka thënë se ndjehet i pafajshëm dhe se është palë e dëmtuar nga Pal Gruda, të cilit i kishte shitur vetura në vlerë 200 mijë euro, raporton KTV.

Këtë shumë të parave, thotë se ende ia ka borxh Pal Gruda. Këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prizrenit e ka kundërshtuar avokati i Asdren Mekajt, Arben Hoti.

Gjatë seancës, prokurorja Merita Bina Rugova, ka thënë se Asdren Mekaj dyshohet edhe për dy vepra të tjera penale, krim të organizuar dhe të detyrimit.