Arbëri

Çështjet e hapura mes Shqipërisë e Greqisë diskutohen në Kretë

Tiranë, 10 nëntor – Çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe do të diskutohen në takimin dyditor mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në Kretë, transmeton ATSH.

Sipas njoftimit zyrtar nga MEPJ, takimi dyditor mbahet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.