Arbëri

Pas 12 orë debat, pozitë e opozitë në Shqipëri bashkojnë votat për tri projektligje

Tiranë, 10 nëntor - Kuvendi votoi mbrëmjen e së enjtes, pas rreth 12 orë diskutimesh, projektligjet e rendit të ditës edhe me votat e demokratëve dhe deputetëve të LSI.

Tre projektligjet kryesore, ai për shtyrjen e afatit të titujve të pronësisë, rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës dhe Marrëveshja e interkonjeksionit me Maqedoninë, kanë marrë edhe votat e PD e LSI.

Projektligji për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësorë u miratua me 103 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenim, rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës mori 113 vota pro, dhe një abstenim. Ndërsa marrëveshja për interkonjeksionin me Maqedoninë u votua me 113 vota pro, asnjë kundër.