Arbëri

Pacolli për vizitë në kontinentin e Afrikës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se pas takimeve të rëndësishme në Paris, me autoritetet e larta franceze, filloi rrugëtimin në kontinentin e Afrikës, ku do të zhvillojë disa vizita në juglindje të kontinentit dhe në disa shtete të SADC.

Ai ka shkruar në Facebook se angazhimi për Kosovën është ndjenjë e jashtëzakonshme.

“Pas takimeve shumë të rëndësishme në Paris, me autoritetet e larta franceze, fillova rrugëtimin në kontinentin e Afrikës, ku do të zhvilloj disa vizita në juglindje të kontinentit dhe në disa shtete të SADC. Angazhimi për Kosovën është ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Image