Arbëri

Modeli i Sllovenisë propozohet si bazë e hartimit të Ligjit për RTK-në

Descriptive Text

Përgjigjja në shumë çështje që mbajnë peng Radio Televizionin e Kosovës, sipas anëtarëve të Komisionit parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, mund të gjendet në Ligjin e Sllovenisë për transmetuesin publik.

Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, në mbledhjen e mbajtur, të mërkurën, ka kërkuar nga deputetët që ta analizojnë modelin slloven dhe të marrin nga ai ato që mund të jenë të dobishme për plotësimin e Ligjit për RTK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Financimi i televizionit publik sipas Ligjit për transmetuesin publik slloven bëhet në tri mënyra. “RTV Sllovenia do të marrë fonde për kryerjen e veprimtarisë së saj: nga pagesa e kontributit për marrjen e kanaleve të RTV Sllovenia (në tekstin e mëtejmë: tarifa e licencës); nga aktivitetet komerciale, nga fondet e fituara nga buxheti i shtetit dhe nga sponsorizimi dhe burime të tjera në përputhje me ligjin dhe statutin”, thuhet në ligj.

Sipas këtij ligji, shteti paguan për kanalet e bashkësive etnike që nuk financohen nga tarifa e licencës, për programe të pakicave etnike, për emigrantë dhe audiencat e huaja....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.