Arbëri

Nga gërmimet në veri s’gjendet gjë

Nga gërmimet që kanë filluar sot në mëngjes afër Urës së Ibrit në veriun e Mitrovicës nuk është gjetur asgjë.

Kështu konfirmoi për KosovaPress përfaqësuesi i familjarëve të pagjetur në Mitrovicë, Bajram Çerkini.

Ai tha se gërmimet kanë përfunduar dhe aty ka rezultuar të mos ketë asgjë.

Në këtë lokacion dyshohej se mund të jetë një varrezë masive, ndërsa gërmimet janë kryer nga Mjekësia Ligjore e EULEX-it.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.