Arbëri

Shqipëria me numrin më të madh të personave të shpallur në kërkim

Shqipëria është një nga vendet në Evropë e në rajon me numrin më të madh të personave të shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

Duke analizuar të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë kriminale Interpol ku aktualisht aderojnë 192 shtete vërtetohet se Policia shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombëtar rreth 160 persona.

Shumica e tyre janë akuzuar për vrasje, tentativë vrasje, organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, trafik e prodhim droge, shfrytëzim prostitucioni, abuzim detyre etj.

Sipas të dhënave të Interpolit, Mali i Zi ka shpallur në kërkim 8 persona. Bosnja 114 persona, Kroacia 1 person, Greqia 1 person, Maqedonia 0 persona në kërkim, Serbia 0 persona në kërkim, Sllovenia 7, Bullgaria 76 persona në kërkim e Turqia sipas Interpolit ka 0 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.