Arbëri

Serbët e Kosovës mbështesin Vuçiqin për president të Serbisë

Mitrovicë, 16 shkurt - Aleksandar Vuçiq gëzon mbështetje të plotë nga serbët e Kosovës për president të Serbisë. Siç raporton FoNet, ata këtë e bëjnë sepse me të e shohin mbijetesën në Kosovë.

Kjo agjenci e lajmeve të Beogradit citon anëtarin e Këshillit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, Branimir Stojanoviqin të ketë thënë se “Është e nevojshme që Serbia të jetë stabile dhe e fuqishme, të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe të reformave dhe të gjitha këto janë të mundshme vetëm me Aleksandar Vuçiqin president të Serbisë”, transmeton Koha.net.
Sipas tij shumica absolute e serbëve që jetojnë në Kosovë e mbështesin politikën e Aleksandar Vuçiqit dhe “këtë do ta dëshmojnë edhe në zgjedhje”.