Arbëri

Canhasi propozon heqjen e TVSH-së për pajisjet e IT-së

Descriptive Text

Sipas konsulentit për media sociale, Valon Canhasi, Kosova duhet të marrë vendim për heqjen e TVSH-së nga të gjitha pajisjet e IT-së dhe të përkrahë ekonominë digjitale.

Ai ka thënë se pret që tregu i IT-së dhe programimi do të kenë rritje të madhe në vitet e ardhshme.

“Neve po na mungon të tregojmë se jemi të aftë të realizojmë sendin në Kosovë. Kemi djem e vajza të reja që prodhojnë programime për aeroport në LA, për Mercedes, punojnë me brende të mëdha prej Kosovës, pa pas nevojë hiç me dal. Arsyeja pse këta djem e vajza të reja punojnë prej Kosovës në këtë industri është sepse ekonomia digjitale te ne nuk është zhvilluar”, ka thënë Canhasi në Rubikon të KTV-së.

“Në tri vitet e ardhshme ka me qenë rritja ma e madhe. Në qoftë se Qeveria vendos me mbështet këtë treg, nuk ka me pas numër shumë të madh të punësimeve, por ata që punësohen kanë me pas mirëqenie dhe rroga shumë të mëdha, investimi kapital është i vogël sepse jemi tu fol për llaptop, teknologji”, ka shtuar më tej ai.