Arbëri

Partia e Drejtësisë dënon fuqishëm sulmin terrorist në Nju Jork

Descriptive Text

Partia e Drejtësisë fuqishëm dënon sulmin terrorist në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, te shkaktuar nga çarqe të ndryshme antidemokratike dhe antiqytetëruese.

Çdo akt terrorist, kudo që ndodhë në botë e veçanërisht në shtetin i cili çdo herë ka qenë mbështetës i Kosovës, dhe gjithë shqiptarëve, ngjallë ndjenjat e pikëllimit e dhembjes dhe njëkohësisht e rritë solidaritetin të çdo qytetar i Kosovës dhe institucionet e vendit.

Do të qëndrojmë të bashkuar në çdo situatë kundra kësaj të keqe që po e rrënon civilizimin njerëzorë duke e kërcënuar rendin dhe ligjin me të cilën udhëhiqet bota e civilizuar.

Asnjëherë në historinë e njerëzimit agresiviteti i vrazhdë e primitiv nuk ka arritur t'i mposht vlerat e as vullnetin njerëzorë për të jetuar të lirë nen ombrellën e vlerave qytetëruese.

Partia e Drejtësisë i shpreh ngushëllime më të përzemërta gjithë familjareve të viktimave të pafajshëm gjithandej botes, duke shpresuar se e keqja të përfundon njëherë e mirë!