Arbëri

Ismaili kërkoi ndihmë nga prokuroria për t’u ballafaquar me gazin oksidol në QKUK

Në “Puls” të KTV-së, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur edhe rreth rastit tragjik të vdekjeve në QKUK.

“Kam marrë një raport që në QKUK disa ditë para se me ardh unë si ministër i ri ndodhën disa komplikime me humbje jetësh të disa pacientëve. Sipas informacioneve më vonë doli se faji ishte tek një gaz i quajtur ‘oksidol’ dhe po del se operatorët ekonomikë kanë punuar pa licencë dhe kanë prodhuar gaz të cilin nuk kanë guxuar ta prodhojnë”, ka thënë Ismaili.

Rasti është në prokurori dhe ka të arrestuar për këtë problem.

“Sa i përket gazit sot QKUK furnizohet me gaz të licencuar dhe është i sigurt. Ky sektor ka shumë probleme dhe nuk mendoj që mundem me i rregullu vet, kam kërkuar ndihmë nga prokuroria dhe ka pas arrestime për këtë rast”, ka thënë ai.