Arbëri

Ngrihet kostoja e ndërtimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e katërt (TM4) 2016 u ngrit për 0.2%, krahasuar me TM3 2016.

Sipas ASK-së, ngritjet më të mëdha ishin te kategoritë: materialet (0.1%); makineritë (0.7%); dhe kostot e tjera (1.3%). Kurse, kategoria e energjisë kishte një rënie prej (-1.6%).

“Kurse, krahasuar me TM4 2015, Indeksi i Kostos së Ndërtimit në TM4 2016, kishte ngritje me një mesatare prej 0.1%. Ngritja u vërejt kryesisht te kategoritë: makineritë (4.1%); kostot e tjera (1.0%); energjia (0.8%); dhe materialet (0.5%). Ndërsa, transporti kishte rënie prej (-16.7%)”, thotë ASK.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) TM4 2016, vizitoni:

http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet