Arbëri

MSh dhe KB diskutojnë për shëndetësinë

Descriptive Text

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, i cili është edhe koordinator i programeve për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi midis organizatave të KB, me theks të veçantë projektet e përbashkëta të MSh-së dhe UNFPA-së (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatë), njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, janë diskutuar projektet e zhvilluara midis MSh-së dhe UNFPA-së, sidomos në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, për çka ministri Rrahmani është shprehur i gatshëm që të bashkëpunohet edhe në të ardhmen.

Rrahmani Rusell shprehën interesimin e dy anshëm që pas përfundimit të disa projekteve si projekti pilot për skriningun e kancerit të qafës së mitrës që është zhvilluar në komunën e Prishtinës; projektet që lidhen me shëndetin riprodhues si kujdesi efektiv perinatal; fillimin e procesit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinik, etj., të krijohen mundësi që bashkëpunimi në projektet e radhës të jetë i fokusuar në monitorimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore si dhe forcimin e rolit politikë-bërës dhe monitorues të Ministrisë së Shëndetësisë.