Arbëri

Liqeni i Fierzës tejmbushet me mbeturina nga Kosova e Maqedonia

Liqeni i Fierzës përsëri i mbushur me plehra, të cilat vijnë nga lumenjtë e Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, përkatësisht nga Kosova e Maqedonia.

Për këtë problem, rikujton Shqiptarja, janë zhvilluar shumë takime mes institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, madje është vendosur edhe një memorandum rajonal, por deri tani nuk ka gjetur asnjë zgjidhje.
Janë bërë shumë propozime, madje janë marrë edhe donacione nga institucionet ndërkombëtare për të vendosur prita, por një gjë e tillë nuk shihet gjëkundi, ndërkohë që liqeni i Fierzës është i mbuluar nga mbeturina të cilat vijnë nga Kosova dhe Maqedonia. Specialistët e mjedisit shprehen se grumbullimi i këtyre mbeturinave ka shkaktuar një katastrofë ekologjike.
Janë bërë shumë propozime nga specialistë të ndryshëm për ndërtimin e disa digave pritëse, por shqyrtimi i propozimeve të specialistëve merret në konsideratë kur qeveritë e 3 vendeve arrijnë të marrin fonde të cilat me pas zhduken po nga ata.