Arbëri

Shmanget përplasja fizike midis deputetëve në Kucendin e Shqipërisë

Descriptive Text

Momente tensioni janë verifikuar në seancën e kësaj të enjteje në Parlamentin e Shqipërisë, kur deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar të godasë deputetin socialist Erion Braçe.

Kanë qenë deputetët e tjerë që kanë ndalur Nokën dhe pas momenteve të tensionit, nënkryetarja Valentina Leskaj, ka ndërprerë seancën.

Gjithçka, sipas TCH, ndodhi në momentin kur po fliste ish-kryeministri Berisha, i cili përsëriti akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama, për lidhje me krimin.

“S'mund të lejoj që Shqipëria të shndërrohet në banditistan. 18 shkurti është dita për t'i dhënë duart njëherë e përgjithmonë kryebanditit Edvin Kristaq Rama, që në pushtet solli terroristët, bandat kryesore, krimin më të shëmtuar.

Javën e kaluar solla prova për lidhjen e Olsi Ramës me “Hakmarrjen për Drejtësi”, me grupin e Xibrakës. Solla të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Olsi Rama doli jashtë shtetit me makinë të modifikuar për transportin e kokainës.

Rama ka 4 javë që fshihet si mi, të vijë këtu t'u thotë shqiptarëve përse. Të tregojë mesazhet që merr nga burgu nga Aldo Bare, Dritan Dajti, etj. Grupin terrorist më të fuqishëm të Ballkanit e shpalli të pafajshëm një javë më parë.

Edi Rama është koka e krimit, i denoncuar nga Dondollaku në Prokurorinë e Firences. Më 18 shkurt të shkërmoqim banditokracinë”, deklaroi Berisha.