Arbëri

Presidenti Thaçi i shqetësuar për plagosjen e Vllasit

Descriptive Text

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes Facebook ka reaguar pas plagosjes së Azem Vllasit.

“Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi”, shkruan presidenti në rrjetin social.

Më poshtë, postimi i plotë i presidentit Thaçi rreth rastit të plagosjes së Vllasit.

“Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Avokatit Vllasi i uroj shërim të shpejtë, ndërsa nga autoritetet përkatëse pres që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi”, përfundon postimi.