Arbëri

Rikthehet dëbora në verilindje të Shqipërisë

Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit ka rikthyer dëborën në verilindje të vendit, raporton TCh.

Në Bulqizë, trashësia sot shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore. Pas ditëve me diell, kur fermerët nisën plugimet e pranverës dhe punimet në frutikulturë, nisja e reshjeve të dëborës i ka zënë në befasi.

Nuk dihet nëse kanë shkaktuar dëme në bujqësi, por, gjithsesi, sipas fermerëve, dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat dhe pritet të shkaktojë vonesa në realizimin e punëve të shumta të pranverës në bujqësi.

Nuk raportohen deri tani probleme me rrugët nacionale dhe rurale.