Arbëri

Plagoset avokati Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi është sulmuar me armë zjarri në mëngjesin e ditës së sotme.

Raportohet se Vllasi, aktualisht avokat e ish – zyrtar në nomenklaturën e periudhën e ish- Jugosllavisë u plagos në rrugën”Hajdar Dushi” të kryeqytetit.

Ai menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim.

Ende nuk ka hollësi rreth këtij rasti.

Polica vetëm ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në rrugën “Hajdar Dushi”.

Flora Ahmet, zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës, duke folur për Koha.net ka thënë se “rreth orës 8 Policia ka marrë informatë për të shtëna në rrugën ‘Hajdar Dushi’.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se është plagosur një person, i përkatësisë shqiptare dhe i njëjti është dërguar për trajtim në QKUK.

Informatat më të hollësishme priten më vonë”.