Arbëri

Krerët e drejtësisë në Shqipëri urojnë kryetarin e ri të Supremes

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, të mërkurën ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Krerët e sistemit të drejtësisë së Shqipërisë, e uruan kryetarin e Supremes për zgjedhjen në krye të gjykatës, duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit dhe ndarje të përvojave mes dy palëve, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, Peci i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale në gjyqësorin e Kosovës dhe me sfidat, nëpër të cilat po kalon ky sistem.

Delegacionit shqiptar iu prezantuan edhe zyrat e gjyqtarëve dhe salla e gjykimit në Gjykatë Supreme, në Pallatin e Drejtësisë.

Në pritje të delegacionit nga Shqipëria ishin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme.