Arbëri

Vlerësohen marrëdhëniet Kosovë – Mali i Zi

Descriptive Text

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot Ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovë Ferhat Dinosha me të cilin biseduan për bashkëpunimin shtetëror mes dyja vendeve, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Gjatë takimit, Gecaj e njoftoi Dinoshën me përgjegjësitë dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe veprimet që janë ndërmarrë në avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Gecaj dhe Dinosha, me theks të veçantë diskutuan për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në veçanti për bashkëpunimin e ndërsjellë të të dyja vendeve në realizimin e aspiratave përbashkëta për integrim në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha tha se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke investuar bashkërisht në çështje me interes të përbashkët që lidhin Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.