Arbëri

Zyrtari i lartë amerikan Hoyt Yee u takua me Thaçin e Veselin

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë është pritur edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Greg Delawie. Takimi po zhvillohet i mbyllur për media.

Të dy nuk u deklaruan për atë se çka u diskutua në takim. Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Brian Yee është takuar fillimisht me presidentit Hashim Thaçi, kurse do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropian dhe euro-aziatike dje ka qëndruar për vizitë në Serbi.Pas takimit me presidentin e zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë fuqishëm interesat e tyre dhe të aleatëve.

Yee vjen në Kosovë pas vizitës së djeshme që i bëri Serbisë. Edhe atje u takua me krerët shtetërorë.

Pas takimit me presidentin e zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë fuqishëm interesat e tyre dhe të aleatëve.