Arbëri

SHBA-ja mirëpret integrimin në Gjyqësorin e Kosovës

Ambasada e SHBA-së, me një deklaratë, ka mirëpritur integrimin e sotëm të gjykatësve, prokurorëve dhe stafit administrativ brenda gjyqësorit kosovar, transmeton Koha.net.

Në këtë deklaratë thuhet:

Mirëpresim integrimin e sotëm të gjykatësve, prokurorëve dhe stafit administrativ brenda gjyqësorit kosovar. Me dekretimin e sotëm, Kosova po avancon në integrimin e komuniteteve pakicë dhe po rritë qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e saj.

Integrimi në gjyqësor përmbush marrëveshjen a arritur në shkurt të vitit 2015 në Dialogun për Normalizim me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe shënon një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar institucione plotësisht funksionale të Sundimit të Ligjit.

Është jetike për të ardhmen euroatlantike të Kosovës që të gjithë qytetarët e saj të përfitojnë nga një sistemi i barabartë, transparent dhe funksional i drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar sistemin Kosovarë të Sundimit të Ligjit në gjithë vendin.