Arbëri

Pacolli viziton Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të këtij vendi, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.

Me këtë rast Pacolli do të takohet me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.