Arbëri

Shqipëria e Greqia duan thellim të bashkëpunimit për kontrollin e kufirit

Shqipëria dhe Greqia po synojnë thellimin e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë së kufijve dhe përmirësimin e luftës ndaj formave të krimit.

Të dy vendet po punojnë në nivele ekspertësh për të ngritur një qendër të përbashkët në kufi për të luftuar jo vetëm trafikun e narkotikëve, por edhe për të parandaluar elementët ekstremistë dhe terrorizmin.

Zëri i Amerikës sjell një vështrim mbi një ditë pune në Pikën e Kakavijës, më e madhja që lidh të dy vendet.