Arbëri

Formohet Komisioni për provimin e Jurisprudencës

Descriptive Text

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria sot ka miratuar vendimin për propozim e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Anëtarë të Komisionit janë:

Aleksandër Lumezi – kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta penale, zëvendës Besim Kelmendi;

Prof.dr. Haxhi Gashi - anëtar, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës Albert Zogaj;

Nebojsha Boriqiq – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës Çerkin Berisha;

Prof.dr. Kadri Kryeziu – anëtar, pyetës në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësorë të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës Ivan Çukalloviq;

Enver Peci – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe E drejta Administrative, zëvendës Emine Kaqiku.

Propozimi do të procedohet për shqyrtim dhe miratim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.