Arbëri

Putin: BE-ja nxiti separatizmin duke mbështetur pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, gjatë një fjalimi për krizën katalanase, tha se vendet e BE-së mbështetën separatizmin në Evropë, kur ata u përkulën ndaj presionit të SHBA-së dhe mbështetën Kosovën të shkëputet nga Serbia.

“Sa i përket situatës me Katalonjën, kemi parë një dënim unanim të mbështetësve të pavarësisë nga BE-ja. Në lidhje me këtë, më duhet t’ju them se është dashur ta mendoni më herët”, ka thënë Putini, shkruan RT, transmeton Koha.net.

“A nuk dinë ata për kontradiktat e shekullit të kësaj natyre në Evropë? Ata e dinin, apo jo? Por në atë kohë ata de facto e mirëpritën shpërbërjen e një numri shtetesh në Evropë, me shije të padiskutueshme"shtoi ai.

Tutje tha se “Mbështetja unanime e BE-së për shkëputjen e Kosovës nga Serbia, ka qenë pikë kthese dhe tani Evropa po përballet me pasoja.

Putini përmendi edhe referendumin e Krimesë në vitin 2014, që çoi në ndarjen nga Ukraina dhe përfundimisht u bashkua me Rusinë, e këtë e konsideroi të papëlqyer nga shumë shtete.

Qeveria e Spanjës ka marrë vendim që të shtunën të përdorë nenin 155 të Kushtetutës, i cili ia mundëson suspendimin e autonomisë politike të Katalonjës.